Fabio Capello: Nuk kthehem si trajner

04/02/2016 14:10

Fabio Capello nuk ka ndërmend t’i kthehet profesionit të trajnerit.

Ish-tekniku i përfaqësueses ruse e deklaroi këtë në një intervistë për të përditshmen spanjolle “AS”, duke  theksuar se nuk do të marrë drejtimin e asnjë skuadre, pasi preferon të shijojë jetën si pensionist.

Capello u fol muajt e kaluar për mundësinë e marrjes së drejtimit të Realit të Madridit pas shkarkimit të Rafael Benitezit, ndërkohë që ishte kandidat edhe për stolin e Milanit.

“Nuk shkoj te Reali, jam në pension. As Berlusconi nuk kontaktoi me mua për t’u kthyer te Milani”, tha Capello.

Top Channel