Valencia, Gary Neville rrezikon shkarkimin

04/02/2016 14:30

E ardhmja e Gary Neville në pankinën e Valencias është gjithnjë e më shumë në dyshim.

Pas humbjes turpëruese 7-0 në Camp Nou ndaj Barcelonës, tekniku anglez është vënë në shënjestrën e kritikave të forta dhe për të bëhet jetësore sfida me Real Betis.

Sipas të përditshmes “Marca”, në rast se Valencia do të shënojë rezultat negativ edhe në përballjen me andaluzianët, atëherë shkarkimi i Neville bëhet i paevitueshëm.

Top Channel