Kishte planifikuar ngjarje kriminale, arrestohet 28-vjeçari

04/02/2016 15:30

Policia e Dibrës ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë kriminale duke vënë në pranga autorin e dyshuar.

Burime zyrtare bëjnë me dije se është vënë në pranga Ledion Kurtdeda, 28 vjeç, banues në Peshkopi. Për motive të dobëta, duke qënë në konflikt me një grup të tjerë personash, për të cilët nuk bëhen të ditur të dhëna për arsye hetimi, Kurtdeda është përgatitur për të kryer ngjarjen kriminale.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë gjahu “Shotgan”, 10 fishekë të kalibrit 12 si dhe mjetin tip Bezn me të cilin lëvizte 28-vjeçari. Mbi të rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje

Top Channel