Rihanna: Jam beqare sepse s’kam kohë për romanca

04/02/2016 00:00

Rihanna ka konfirmuar se është beqare, por ka shtuar se nuk ka ndërmend që të nisë ndonjë romancë te re për shkak se nuk ka kohë.

27-vjeçarja këtë e tha në “The Ellen DeGeneres Shoë” ku u pyet për jetën personale.

“Aktualisht jam beqare. Nuk dua të dukem sikur ‘oh, jam pro të qenit beqar dhe i urrej meshkujt’, por kam kaq shumë gjëra dhe nuk arrij të gjej kohën për një lidhje ose diçka serioze”, tha Riri.

Rihanna gjithashtu tregoi se do të nisë një turne botëror si një shtytje për albumin e saj më të ri “Anti”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel