“Top Gear”, edhe Matt LeBlanc moderator

04/02/2016 00:00

Ish-ylli i serialit “Friends”, Matt LeBlanc do të jetë një prej prezantuesve të rinj të emisionit “Top Gear” në “BBC 2”, kur emisioni të rifillojë transmetimet duke nisur nga muaji maj. Aktori amerikan do të jetë kështu i pari moderator jo-britanik në historinë 39-vjeçare të shfaqjes me makina.

“Matt është një ndjekës i përjetshëm i garave me makina, ndaj dhe jam shumë i lumtur që ai do t’i bashkohet shfaqjes ‘Top Gear’”, tha Chris Evans për kolegun e tij të ri të ekranit. Megjithatë nuk mbyllet me kaq, pasi anëtarë të rinj të kësaj shfaqjeje priten të konfirmohen së shpejti, sipas BBC.

“Si një i apasionuar pas makinave dhe një fans i zjarrtë i Top Gear, jam i nderuar dhe tepër i gëzuar që do të jem pjesë e kapitullit të ri të kësaj shfaqjeje ikonë”, tha LeBlanc. “Mezi po pres të filloj”, shtoi më tej ai.

Aktori 48-vjeçar është tepër i njohur për rolin e tij si Joey Tribbiani në serialin “Friends”, ndërkohë që së fundi është parë edhe në “Episodet” e BBC 2.

Chris Evans u emërua si moderatori i ri i shfaqjes “Top Gear” gjatë vitit të kaluar, pasi BBC vendosi të mos ia rinovonte kontratën Jeremy Clarkson, për shkak të një grindjeje verbale me producentin e shfaqjes. Clarkson, pas shkarkimit, nënshkroi një kontratë me shërbimet online “Amazon Prime”, për të prezantuar një “shoë” të ri me makina, së bashku me Richard Hammond dhe James May, ish-bashkëprezantuesit e “Top Gear”.

Top Channel