Dita kundër kancerit, Rama përuron akseleratorin linear në QSUT

04/02/2016 00:00

Në Ditën botërore të Parandalimit të Kancerit, kryeministri Edi Rama ishte në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë, ku është instaluar akseleratori i parë linear, si aparaturë e teknologjisë së fundit për trajtimin shumëdisiplinor me saktësi të lartë të tumoreve.

Ky investim me vlerë 315 milionë lekë synon të përmirësojë ndjeshëm trajtimin me radioterapi të pacientëve me sëmundje tumorale, nga ku do të përfitojnë rreth 60 pacientë në ditë dhe rreth 640 pacientë në vit.

Akseleratori është i vendosur në godinën e re, tip bunker me kapacitet dy njësi, investim i qeverisë me vlerë rreth 260 milionë lekë.

Sipas Ramës, “me të tilla investime në shëndetësi po tentohen standardet më të mira dhe më bashkëkohore, për t’u dhënë mundësi mjekëve që të zhvillojnë vetveten si profesionistë, në kushte sa më të përafërta me kushtet që kanë kolegët e tyre jashtë Shqipërisë”.

Top Channel