I ati i futbollistit: United ofroi 190 milionë euro për Neymar

04/02/2016 00:00

I ati i Neymar ka konfirmuar se Manchester United tentoi të transferonte të birin e tij gjatë merkatos së verës duke ofruar 190 milionë euro, që në rast se do të pranohej nga Barça do të thyente të gjitha rekordet e transferimit të një futbollisti.

“Manchester United është skuadra që ofroi 190 milionë euro për Neymar. Ai ka ende edhe dyvite kontratë me Barçën, por ju të gjithë duhet të jeni të qetë përderisa biri im është i lumtur këtu”, tha Neymar Santos Senior gjatë një interviste për radion “Cope”.

Ai kishte folur për një ofertë të tillë gjatë kësaj jave në seancën gjyqësore ndaj të birit, por kishte refuzuar të përmendte emrin e skuadrës. Numri 11 i Barçës iu drejtua gjykatës për t’iu përgjigjur akuzave për evazion fiskal.

Ndërkohë, trajneri Louis van Gaal nuk e kishte fshehur faktin se po kërkon të transferonte një futbollist kreativ gjatë verës, duke ofruar miliona. Holandezi ka shpenzuar 205 milionë paund në një periudhë prej 18 muajsh, por vazhdon të ketë mungesë rezultatesh.

Top Channel