Drogë në Shkodër, arrestohen babë e bir

05/02/2016 10:20

Babë e bir janë vënë në pranga nga policia e Shkodrës për drogë dhe armë.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se janë arrestuar Ardian Tula, 47 vjeç dhe Eldin Tula, 20 vjeç nga fshati Trush i Shkodrës. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre u gjetën 486.6 gr kanabis sativa, dy silenciator arme zjarri, dhe një serë plastmasi ku brenda kishte 187 gota plastike të mbushura me farë kanabisi.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërsa mbi ta rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, dhe trafikut të armëve.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel