OKB: Assange duhet të lirohet!

05/02/2016 10:25

Julian Assange, themeluesi i Wikileaks, duhet të lirohet dhe të dëmshpërblehet për kohën gjatë së cilës është privuar nga liria. Ky është mendimi i panelit ligjor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

44-vjeçari Assange, i cili kërkoi azil në ambasadën ekuadoriane në Londër në vitin 2012, arrestuar arbitrarisht në vitin 2010.

Gjithsesi, Londra zyrtare thotë se raporti i OKB-së nuk ndryshon asgjë, pasi nuk ka ndikim nga ana ligjore në Mbretërinë e Bashkuar.

Në këtë mënyrë, mandati i arrestit për Assange mbetet ende në fuqi.

Themeluesi i Wikileaks gjendet i strehuar në selinë e ambasadës ekuadoriane në perëndim të Londrës që nga viti 2012 dhe i është dhënë azil politik nga qeveria ekuadoriane.

Ai kërkohet për t’u marrë në pyetje në Suedi ku akuzohet për sulm seksual ndaj dy grave, akuzë që ai gjithmonë i ka mohuar.

Ai pretendon se, nëse do të shkojë në Suedi do të dorëzohet tek autoritet amerikane për ndjekje penale në lidhje me botimin e kabllogrameve diplomatike amerikane.

Top Channel