Infermierët në protesë, sindikata: Kundër heqjes së 82 punonjësve

05/02/2016 00:00

Infermierë dhe sanitarë të spitalit rajonal në Shkodër kanë protestuar duke kundërshtuar largimin e tyre nga puna. Janë 82 punonjës të cilët sipas sindikatave do hiqen nga shërbimi shëndetësor.

“Spitali rajonal i Shkodrës aktualisht sot ka 787 punonjës nga të cilët do të largohen nga puna 82 punonjës. I bëjmë me dije zotit ministër se spitali rajonal i shkodrës, sektori i shëndetësisë nuk është pronë private, për të bërë ministri ça t’i thotë koka. është sektor publik i rëndësisë së veçantë. Ajo që ngulim këmbë është se sindikata në shenjë të dialogut, kërkojmë tavolinë bisedimesh me punëdhënësin e spitalit rajonal Shkodër për të gjetur rrugën e zgjidhjes”, tha Paulo Kaceria, kryetar i Sindikates së Infermierëve, Shkodër.

Infermierët dhe sanitarët premtojnë se do përshkallëzojnë protestën e tyre.

Top Channel