Ishëm, protestë kundër zhvarrosjes së eshtrave të Ibrahim Kodrës

05/02/2016 00:00

Banorët e fshatit Ishëm në Durrës protestuan sot kundër vendimit për të zhvarrosur e zhvendosur nga fshati i tyre eshtrat e piktorit me famë botërore Ibrahim Kodra.

Protesta nisi për shkak se në vendin ku prehet piktori kishin ardhur specialistët e ministrisë së Kulturës dhe Shëndetësisë për të kryer largimin.

Eshtrat e piktorit Ibrahim Kodra prej 10 vitesh prehen në një kodër pranë vendlindjes së tij. Banorët penguan procesin e zhvendosjes. Pas nisjes së protestës forcat e rendit kanë mbajtur rregull për të evituar përplasjet. Banorët thonë se do qëndrojnë gati për të mos lejuar zhvarrimin e piktorit. Ministria e Kulturës ka vendosur vendosjen e eshtrave dhe në varrin në Kodrat e Liqenit në Tiranë për nder të piktorit me famë botërore.

Top Channel