Firma të modës të falsifikuara për në Itali, ndalohen dy bullgarë

05/02/2016 00:00

Dy shtetas bullgarë janë ndaluar në doganën e Kakavijës pasi kanë tentuar të kalojnë mallra kontrabandë.

Sipas burimeve zyrtare, në sajë të operacionit të përbashkët të hetimit doganor dhe policisë së Gjirokastrës janë ndaluar mbrëmjen e të enjtes Sany Mustafov, 37 vjeç dhe Mustafa Mustafov, 30 vjeç.

Në automjetin e tyre tip Opel, me targë T4623KT, kishte bluza të markave të njohura të modës, të cialt dyshohet se janë të falsifikuara dhe nuk kishin dokumentacionin përkatës. Destinacioni i tyre ka qënë Italia.

Top Channel