Gazetarja ngacmohet seksualisht ndërsa raportonte “live”

05/02/2016 00:00

Esmeralda Labye, gazetare e Radio Televizionit Belg, seksioni i gjuhës frënge, ishte duke raportuar “live” nga Këlni për karnavalin i cili po mbahej në këtë qytet kur papritur një mashkull e kap për gjoksi.

Gazetarja belge ka rrëfyer për momentet që ajo vetë i cilësoi “tronditëse”, pasi gjatë gjithë raportimit disa meshkuj po bënin sjellje seksiste mbrapa saj.

“Fillimisht ata po bënin disa sjellje mbrapa meje pa më prekur, por pastaj një dorë ishte në gjoksin tim. U trondita.”, tha gazetarja.

Incidenti ndodhi në distriktin “Alter Markt”, ndërsa policia është në kërkim të dy meshkujve të cilët shihen në video për sjellje aspak të hijshme përpara kamerës, ndërkohë që Labye po raportonte.

“Pjesa e raportimit ishte kaotike, njerëzit që tregonin gishtin e mesit, njëri mbrapa meje që bënte sjellje seksiste dhe në fund kulmoi me dorën e njërit mbi gjoksin tim”, vijoi Labye.

Policia ka konfirmuar se janë raportuar 18 raste për ngacmime seksuale dhe mbi 180 njerëz janë arrestuar në karnaval.

Top Channel