Një inxhinier po tërheq vëmendjen e shumë tifozëve të Liverpoolit për shkak të ngjashmërisë me trajnerin e skuadrës së tyre të zemres, Jurgen Klopp.

Janos Malomsoki, i cili është nga Corby, Northamptonshire, cilësohet si sozia i trajnerit gjerman, prandaj atë gjithmonë e ndalojnë në rrugë, i kërkojnë të bëjnë foto dhe madje i ofrojnë pije në lokal.

“Njerëzit vijnë më flasin kudo që të jem, në lokal, restorant apo rrugë dhe më pyesin nëse jam Jurgen Klopp. Është diçka argëtuese. Pastaj bisedojmë pak dhe ju them që nuk jam trajneri i Liverpoolit, por gjithmonë më paguajnë pijen”, thotë ai duke qeshur.

Në situata të tilla Janos është gjendur edhe në kohën sa ishte në Gjermani, kur Klopp drejtonte Dortmundin, por me shpërnguljen e tij në Angli ai mendoi se ia hodhi, por Klopp e “ndoqi” pasi u emërua si trajner i Liverpoolit.

31-vjeçari tregoi se edhe vajza e tij 5-vjeçare e ka vështirë të bëj dallimin mes tij dhe Klopp, por nuk i vjen keq, pasi thotë se është ende e vogël dhe gjithçka do të kuptojë sapo të rritet.

Top Channel