Flamuri shqiptar në këpucët e reja të Rey Manajt

05/02/2016 00:00

Sulmuesi i Interit dhe Kombëtares, Rey Manaj, përmes llogarisë së tij në Facebook ka prezantuar këpucët e reja sportive me një dedikim për vendin e tij, pasi ato kanë edhe flamurin shqiptar.

Këpucët e tij janë të prodhuara nga kompanisa “Nike” të cilët kanë stampuar edhe “RM97” pranë flamurit.

Tifozët shqiptarë e kanë mirëpitur këtë veprim të Manajt, madje nuk kanë harruar të thumbojnë edhe lojtarin e Stoke Cityt, Xherdan Shaqirin, i cili ka hequr flamurin shqiptar nga këpucët e tij sportive, ose të paktën kështu duket nga fotot që i ka postuar vetë ai.

Manaj, që pavarësisht fjalëve se mund të huazohet në ndonjë skuadër tjetër, do të jetë pjesë e zikaltërve të paktën deri në fund të sezonit, ndërsa shpreson që të jetë në mesin e 23 lojtarëve të përzgjedhur nga De Biasi për Europianin e Francës.

Top Channel