Njollosja e Atletikës, doping “sistematik” edhe në Kinë

05/02/2016 00:00

Pas Rusisë, që kishte krijuar një rrjet dopingu të mbështetur nga autoritetet shtetërore dhe shërbimet sekrete, duket se një tjetër vend bie në grackën e hetimeve në Atletikë, për përdorim të substancave të ndaluara.

IAAF po heton vërtetësinë e një letre të nënshkruar nga 10 atletë kinezë, që këmbëngulin se një trajnere olimpike kineze kishte aplikuar një program sistematik dopingu deri në mes të viteve 1990.

Akuzat e drejtpërdrejta, edhe pse në distancë kohore prej disa dekadash, kanë shokuar botën sportive dhe kanë njollosur një kampione bote, si Wang Junxia, që është dhe mbajtëse rekordi olimpik. Agjencia e lajmeve “Reuters”, e cila zbuloi letrën, bëri të ditur se nuk ishte në gjendje për të vërtetuar autenticitetin dhe akuzat, e për këtë kërkoi ndihmë nga Federata.

Për të ritheksuar performancën e jashtëzakonshme sportive dhe tej limiteve duhet kujtuar se, skuadra kombëtare kineze, vetëm në vitin 1993 theu 66 rekorde kombëtare dhe botërore. Kinezët morën të gjitha medaljet e vlefshme në 5 mijë dhe 10 mijë metra, në Shtutgart.

Federata e Atletikës ka konfirmuar se, asnjë atlet nuk ka pranuar që ka marrë një substancë të paligjshme duke vendosur një rekord botëror, por nëse do të ketë shenja për manipulim, çmimet do të hiqen.

Top Channel