Miqësia e cjapit me tigrin, Rusia: Propagandë

05/02/2016 00:00

Diçka e rrallë ndodhi në Vladivostok, në Lindjen e Largët të Rusisë. Një tigër në park dukej i uritur dhe pjesëtarët e stafit vendosën t’i dërgonin atij për ta ngrënë një cjap të gjallë, por ajo që ndodhi më pas ndoshta ishte gjëja e fundit që do të mendonin pjesëtarët e stafit të parkut, tigri u miqësua me cjapin.

Ky rast pati një mbulim të gjerë mediatik në të gjithë botën, sa që prokurorët në Rusi kanë filluar ta mendojnë se kjo ishte një “propagandë gay”.

Alexei Krestyanoc deklaroi se ky informacion mund të provkojë fëmijët të cilët mund të fillojnë të interesohen për një bashkëjetesë mes personave të seksit të njëjtë.

Rusia ka një ligj që ndalon atë që cilësohet si “propaganda gay”, pasi Presidenti Putin tha se njerëzit që e bëjnë këtë gjë mund të shkatërrojnë vlerat tradicionale të vendit dhe familjen ruse.

Top Channel