FSHF shtyn fillimin e Kategorisë së Parë, shkak mosshlyerja e borxheve të klubeve
05/02/2016 00:00
Federata Shqiptare e Futbollit shtyn deri në një datë të papërcaktuar fillimin e Kategorisë së Parë, që ishte parashikuar për të nisur këtë të shtunë.
Shkak për këtë vendim të Komitetit Ekzekutiv është bërë mosshlyerja e detyrimeve financiare nga disa klube të kësaj kategorie.
Në një deklaratë për shtyp, Federata e Futbollit paralajmëron me përjashtim nga aktiviteti klubet, të cilat nuk do të shlyejnë detyrimet deri në datën 12 shkurt. Më parë ishte vendosur që Kategoria e Parë të fillonte këtë të shtunë, me sfidën Erzeni-Kamza.
Top Channel