15-vjeçari pa duar luan në piano

05/02/2016 00:00

Një adoleshent ka treguar aftësitë e tij të jashtëzakonshme në piano, edhe pse nuk ka duar.

Alexey Romanov, i cili jeton në Rusi nisi të mësonte vetë si të luante në piano dy vite më parë dhe këtë e bëri thjesht duke dëgjuar si tingëllonin akordet.

Pasi mësoi gjërat bazë, ai nisi të praktikonte çdo ditë si të luante dhe këtë e ka bërë me ndihmën e disa miqve të tij. Tashmë ai është bërë një mjeshtër i pianos.

Ai është kapur në kamera kohët e fundit duke luajtur në piano dhe për këtë talent të tij është vlerësuar pozitivisht.

15-vjeçari ka deklaruar se e donte shumë muzikën dhe sa më shumë e dëgjonte atë aq më shumë i shtohej dëshira për të luajtur në piano.

Top Channel