Protestë kundër HEC-it, ambientalistë e banorë kundër projektit të Poçemit

05/02/2016 00:00

Qytetarë dhe ambientalistë protestuan të premten kundër ndërtimit të hidrocentralit të Poçemit mbi lumin Vjosë, për të cilin qeveria shqiptare ka nisur proçedurën për dhënien me konçesion 35-vjeçar.

“Një vend bllokohet, si në Poçem apo kudo tjetër, nuk funksionon i gjithë mekanizmi. Turizmi nuk mund të funksionojë nëse të del përpara një digë”, tha ambjentalisti Lavdosh Feruni.

“Që nga Çarshova deri në Selenicë kanë firmosur me qindra vetë për mosndërtimin e digave. Do t’i çojmë ato tek kreu i ekzekutivit”, tha më tej Vera Bekteshi.

Në muajin korrik, qeveria miratoi pranimin e kërkesës së një kompanie turke për ndërtimin e projektit, duke i dhënë një bonus prej 8 pikësh.

Por protestuesit kërkojnë anulimin e të gjitha konçesioneve të HEC-eve në proces ndërtimi në lumin Vjosë dhe shpalljen e luginës Park Kombëtar, që do të përbënte parkun e parë të një lumi natyror në Evropë.

Top Channel