Bundesliga, Monchengladbach ngjitet në zonën Champions

05/02/2016 00:00

Monchengladbach i bëri një nisje të tmerrshme Bundesliga-s gjermane, duke qëndruar për shumë javë në pjesën e poshtme të tabelës, por tashmë ekipi me të cilin luan edhe lojtari me origjinë shqiptare, Granit Xhaka ndodhet në zonën Champions.

Monchengladbach shkatërroi 5-1 Werder Bremen në ndeshjen hapëse të javës së 20 të Bundesliga-s.

Stindl i hapi rrugën e suksesit në këtë takim ekipit të tij, duke shënuar që në minutën e 12, ndërsa Christensen e çoi rezultatin në 2-0 që në pjesën e parë.

Danezi shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij. Werder reagoi me ish-lojtarin e Bayern-it, Pizarro, i cili ngushtoi diferencën me anë të një 11-metërshi. Megjithatë loja e mirë e vendasve u shpërblye dhe ata arritën të shënojnë edhe dy gola të tjerë. Raffael dhe Nordtveit e vulosën rezultatin e këtij takimi në 5-1.

Top Channel