Shpërthimi i bombolës në Pogradec, gjykata lë në burg pronarin e lokalit

05/02/2016 00:00

Romario Muçka, pronari i lokalit në Beragozhd ku 3 ditë më parë shpërtheu një bombol gazi dhe që plagosi 30 persona, u la nën masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditor.

Në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë së 20-vjeçarin, të zhvilluar në Gjykatën e Pogradecit, togat e zeza janë njohur edhe me provat qe paraqiti prokuroria.

Avokati mbrojtës kërkoi një masë më te lehtë sigurie për 20-vjeçarin, meqenëse edhe ai rezulton të jetë një nga personat e dëmtuar nga shpërthimi, ndërsa vëllai i tij është në gjendje të rëndë.

Të pranishëm në sallë kanë qenë edhe familjarë të të dëmtuarve dhe banorë të fshatit, të cilët kanë mbështetur 20-vjeçarin. Por, gjykata e la atë në arrest me burg për 40 dite.

Top Channel