Takimi me El Chapo-n, aktorja meksikane, e mashtruar nga Penn

06/02/2016 00:00

Aktorja meksikane, Kate del Castello, ndihet e mashtruar dhe e përdoruar nga Sean Penn, lidhur me takimin e tyre me bosin më të kërkuar të drogës, El Chapo.

Del Castillo nuk ishte në dijeni që Penn po planifikonte të shkruante një artikull në revistën “Rolling Stone”, rreth intervistës së bërë me Joaquin “El Chapo” Guzman. Del Castillo, e cila në atë kohë po përpiqej të zhvillonte një film rreth bosëve të arratisur, ndihet shumë e përdorur nga Penn dhe dy persona e tjerë që e ndihmuan atë të organizonte këtë takim.

Takimi sekret u organizua tetorin e vitit të kaluar dhe u publikua në media një ditë pasi El Chapo u arrestua në qytetin meksikan, Los Mochis, në muajin janar.

Top Channel