Rita, kujton se nuk të njohim?

06/02/2016 00:00

Tashmë ajo është bërë një nga emrat më të përfolur në Hollivud, pas raportimeve se ka kaluar një natë romantike me aktorin Gerard Butler në janar.

Por Rita Ora dëshiron të jetë jashtë radarëve të paparacëve teksa ka mbërritur në orët e vona në aeroportin e Los Angeles, pasi ka fluturuar nga Londra.

Duke u përpjekur të mos njihet, këngëtarja 25-vjeçare ka kaluar normalisht në terminal, pa tualet, dhe duke mbuluar fytyrën me një kapele bejzbolli.

Duke dëgjuar ndoshta muzikën e saj në kufje, me një superbagazh me vete, bukuroshja dukej pak e përgjumur nga udhëtimi.

Top Channel