Greva e fermerëve grekë, Kapshtica bllokohet 24 orë

06/02/2016 10:05

Dogana e Kapshticës do të ndërpresë punën për 24 orë, pa përshkallëzimit të grevës së fermerëve grekë.

Policia bën të ditur se për shkak të bllokimit të rrugëve në shtetin grek, prej grevës së zhvilluar nga fermerët vendas, do të ndërpritet puna prej orës 11.00 të së shtunës, deri në orën 11.00 të së dielës.

Për të tretën herë brenda tre muajve të fundit, Greqia paralizohet nga një grevë e re e përgjitshme 24-orëshe, që konsiderohet si greva më e madhe kundër qeverisë së majtë të kryeministrit Tsipras që kur ai ka ardhur në pushtet në janar të vitit të kaluar.

Top Channel