Salma, nuk shkohet me atë veshje në urgjencë

06/02/2016 00:00

Salma Hayek është dërguar menjëherë në urgjencë, pas një dhimbje të tmerrshme koke.

Fatmirësisht dhimbja e kokës u shua, por ishte diçka tjetër që sikletosi aktoren bukuroshe. Ajo kishte veshur një fustan të gjatë, ku dukej një femër nudo me dy duar rreth gjoskit lakuriq.

49-vjeçarja ka parë anën humoristike të situatës duke postuar foton e saj në Instagram, duke pozuar me veshjen me nudo false, dhe dy doktoret e urgjencës që e trajtuan.

“U detyrova të shkoj në urgjencë për një dhimje koke. Fatkeqësisht veshja ime për atje ishte e papërshtatshme për spitalin. Faleminderit doktorëve Foster dhe Ellspermann që u kujdesen për mua. Dhe asgjë për tu shqetësuar, pasi nuk më bëri më të çmenduar se sa isha”, shkruan Salma.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel