Të jesh alergjik ndaj makinës tënde

06/02/2016 00:00

Geoffrey Evans skuqet në fytyrë sa herë që hipën në makinën e tij Audi A1, dhe kjo për shkak të ndjeshmërisë që ka ndaj formaldehyde e cila ndodhet në brendësi të plastikës.

Pronari i makinës 18 mijë paund është i detyruar ta drejtojë mjetin vetëm 40 minuta në javë, për shkak të alergjisë. Trupi i tij reagon me thumbime të lëkurës, e më pas një lloj ekzeme që shkakton kruarje kronike.

Dr. Evans, i cili ka dhe një diplomë për kiminë e djegieve, është i ndjeshëm ndaj formaldehyde, një përbërës kimik që gjendet në shumë produkte të pastrimit të shtëpive, veshjeve dhe tualeteve.

Ai bleu këtë automjet, pasi shitësi i tha se nuk e përmbante këtë lëndë, por më pas vetë kompania Audi i tha se në automjetet e tyre ndodhet një sasi e vogël formaldehyde në plastikën e brendshme.

“Sigurisht që nuk jam i lumtur për këtë. Jam shumë i frustruar. Nuk mund ta përdor aq sa dua. Por e adhuroj këtë makinë”, ka thënë 64-vjeçari, Dr. Evans.

Top Channel