Kontrollet e policisë, parandalohet një konflikt i çastit

06/02/2016 00:00

Drejtoria e policisë së Tiranës në kuadër të planit të veçantë të masave në fundjavë, ka organizuar kontrolle dhe shërbime të përforcuara në pika të ndryshme të kryeqytetit në koordimin dhe bashkëpunim me policinë rrugore, patrullën e përgjithshme dhe sektorin “Shqiponja”.

Si rezultat, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 4 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur, janë pezulluar 25 leje drejtimi për shkelje të ndryshme të kodit rrugor, janë dërguar për komision 21 drejtues mjetesh, si dhe janë bllokuar dy automjete.

Gjithashtu forcat “Shqiponja” dhe ato të Patrullës së Përgjithshme, në orët e para të së shtunës kanë parandaluar edhe një konflikt të çastit të lindur mes disa të rinjve në një lokal në zonën e ish-bllokut, ndërsa janë shoqëruar për verifikim 18 persona.

Top Channel