Balla: Byroja e Hetimit, në kuadër të reformës në drejtësi

06/02/2016 16:20

Çështja e krijimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit për socialistët është një pjesë e rëndësishme e reformës në drejtësi.

Këtë e bëri të ditur deputeti socialist Taulant Balla, përmes një deklarate nga qyteti i Korçës.

“Reforma në drejtësi do të bëhet. Kush është kundër saj, ashtu siç u dënua nga vota qytetare në 2013-n do të dënohet edhe në 2017-n. Dhe ata që janë kundër reformës sigurisht që janë kundër Byrosë Kombëtare të Hetimit. Por krijimi i saj duhet konsideruar si pjesë integrale e reformës në drejtësi sepse e tillë është dhe duhen parashikuar kompetencat, ku do të vendoset, organizimi i saj e të tjera me radhë”, deklaroi Balla. 

Top Channel