Çikalleshi, heroi i Bashaksehir; shënoi 2 gola kundër Bursaspor

06/02/2016 00:00

Sokol Çikalleshi, sulmuesi i kombëtares shqiptare, rezultoi këtë fundjavë heroi i skuadrës turke të Bashakshehir, pasi shënoi 2 gola në barazimin 3-3 me Bursasporin.

Kavajasi 25-vjeçar, i futur në fushë në pjesën e dytë shkurtoi diferencën e golave me një gjysmë roveshatë, ndërkohë që 10 minuta nga fundi barazoi rezultatin.

Ky është goli i katërt i sulmuesit kuqezi në kampionatin turk, ndërkohë që në Kupën e Turqisë, Çikalleshi mban kryesimin e listës së golashënuesve me 6 gola.

Top Channel