Tiranë, makina përplas për vdekje 50-vjeçarin

06/02/2016 22:25

Një makinë në ecje ka përplasur për vdekje një 50-vjeçar mbrëmjen e kësaj të shtune në rrugën Konferenca e Pezës, në Tiranë.

Burime pranë policisë rrugore bëjnë të ditur se 50-vjeçari me inicialet E.B është përplasur nga një mjeti tip “Mitsubishi”, me targë “TR 4760 M”.

Të njëjtat burime nënvizojnë se uniformat blu kanë ndaluar drejtuesin e mjetit, shtetasin Kudret Hidri, 42-vjeç.

Top Channel