Edhe Lavezzi shkon në Kinë

07/02/2016 12:00

Ezequiel Lavezzi është lojtari i ri i kampionatit kinez të futbollit. Sulmuesi argjentinas do të firmosë një kontratë me Shanghai Shenhua për 10 milionë euro në sezon, aq sa përfitoi edhe PSG nga shitja e tij.

Në këtë mënyrë, Lavezzi i bashkohet në skuadrën kineze lojtarëve të tjerë me emër si Fredy Guarín, Gio Moreno dhe Demba Ba.

Në ditët e fundit, kampionati kinez ka hyrë fuqishëm në merkaton e futbollistëve me blerje shumëmilionëshe. Jiangsu Suning pagoi 50 milionë euro për Alex Teixeira, ndërsa Guangzhou Evergrande bleu për 42 milionë euro Jackson Martinez.

Top Channel