Tërmeti në Tajvan, 20-vjeçari gjendet gjallë nën rrënoja. Ende 124 të zhdukur

07/02/2016 00:00

Punonjësit e shpëtimit nxorën të gjallë një 20-vjeçar nga rrënojat e një blloku apartamentesh, të shkatërruar nga tërmeti i fuqishëm që tronditi qytetin tajvanez të Tainanit.

Momenti kur i riu u tërhoq lart është shoqëruar me brohorimat e familjarëve dhe vet punonjësve të ndihmës, të ndodhur aty. Janë gati 124 persona ende të pagjetur, pas shembjes së bllokut 17-katësh.

Bilanci i konfirmuar i jetëve të humbura nga tërmeti 6,4 ballësh, është 20. Sipas kryebashkiakut të Tainanit, Lai Ching-te, shumë nga të humburit mendohet të jenë varrosur thellë nën gërmadhat e ndërtesës, një prej disa godinave të shkatërruara nga lëkundjet e forta të tokës.

Në mesin e të vdekurve është dhe një i porsalindur. Gati 500 janë të plagosurit, ndërsa 92 vazhdojnë të mbeten të shtruar në spital.

Top Channel