Barrierë 200 km në kufi, Tunizia synon të frenojë terroristët nga Libia

07/02/2016 00:00

Tunizia përfundoi segmentin e parë të barrierës 200 kilometra të gjatë, që po ndërton përgjatë kufirit të saj me Libinë, me qëllim zmbrapsjen e terroristëve.

Ndërmarrjen e kësaj nisme, autoritetet tunizjane e vendosën këtë verë, pas vrasjes së 38 personave në një plazh të vendit, nga një militant i stërvitur sipas gjasave në Libi.

Ministri i Mbrojtjes sqaroi se, pas trasheve të mbushura me ujë, faza e dytë e projektit do të përfshijë instalimin e pajisjeve elektronike me ndihmën e Gjermanisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Forcat vendase të sigurisë thonë se, efekti i një mase të tillë, që synon ta bëjë kufirin të pakalueshëm për makinat, ka filluar të ndihet që tani, sepse ka ndihmuar në tkurrjen e kontrabandës.

Top Channel