Peru, toka e çarë “gëlltit” makinën me persona të së njëjtës familje (Video)

07/02/2016 00:00

Një familje në Tujillo të Perusë përjetoi momente tmerri, kur një gropë 5 metra e gjerë dhe 3 e thellë, u hap në tokën poshtë makinës, me të cilën po udhëtonin, duke “gëlltitur” mjetin dhe pasagjerët e tij të llahtarisur.

Episodi i frikshëm ndodhi në një rrugë kryesore të qytetit. Për të shpëtuar familjen e bllokuar në makinë u nevojit përdorimi i një vinçi. Incidenti, fatmirësisht u mbyll pa lëndime.

Top Channel