Interi, vetëm barazim me Veronën e vendit të fundit

07/02/2016 14:40

Në Verona u zhvillua një ndeshje spektakolare mes vendasve dhe Interit. Rezultati? 3-3, me Interin që humbi shansin për të marrë vendin e tretë në dëm të Fiorentinës, që kishte barazuar një ditë më parë në Bolonja.

Zikaltrit e nisën shumë mirë ndeshjen dhe në minutën e 8 kaluan në avantazh me anë të Murillo, por më pas pësojnë 2 gola të shpejtë me kokë nga Helander dhe Pisano (12’ dhe 16’). Pjesa e parë mbyllet 2-1, ndërsa në pjesën e dytë janë sërish veronezët që shënojnë të parët. Ionita ndëshkon sërish me kokë portierin Handanovic pas një goditjeje këndi.

Vetëm golat e Icardit dhe Perisicit (61’ dhe 78’) bënë që Interi të merrte të paktën një pikë nga ndeshja kundër skuadrës së vendit të fundit të Serisë A.

Top Channel