“Të harruarit”, udhëtim në Greqi

07/02/2016 00:00

Mbi 650 mijë emigrantë shqiptarë jetojnë e punojnë sot në Greqi. Statistikat zyrtare mungojnë. Por, sipas shoqatave shqiptare atje, janë mbi 150 mijë fëmijë të emigrantëve, që s’kanë asnjë lloj kontakti me gjuhën shqipe, ndërsa rreth 120 mijë të tjerë kanë një gjuhë të kufizuar.

Prej mbi 25 vitesh, shteti shqiptar u ka numëruar emigrantëve vetëm prurjet apo remitancat, siç i quajnë ekspertët e fushës, por nga krahu tjetër nuk u ka dhënë asgjë.

Edhe pse kanë mbajtur në këmbë ekonominë e lodhur shqiptare, ata nuk kanë asnjë mbështetje nga vendi amë.

Gazetari Marin Mema, në “Exclusive” në orën 20:05 do të sjellë të vërtetat, vështirësitë, problemet dhe gjithçka tjetër që po hasin emigrantët shqiptarë në Greqi.

Si i ka braktisur Shqipëria në këto 25 vite, sakrificat e tyre, problemet e hallet me të cilat përballen. Si po përpiqen emigrantët, në mungesë të plotë të shtetit, të ruajnë identitetin, mungesa e fondeve për të hapur shkolla, mungesa e bazës materiale e gjithçka tjetër, që i ka vënë ballë një sfide të vështirë.

Në 20:005, në “Exclusive”, gazetari “Non Grata” në shtetin grek, Marin Mema sjell reportazhin “Të harruarit”, udhëtim në Greqi.

Top Channel