Përplasen dy automjete në aksin Tiranë-Elbasan, 6 të plagosur

07/02/2016 19:35

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën gjatë orëve të mbrëmjes së të dielës në aksin Tiranë-Elbasan, ku për pasojë 6 persona kanë mbetur të plagosur.

Bëhet e ditur se të plagosurit u dërguan me ambulancat e QVEC në Spitalin e Traumës, nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.

Ndërkohë, mbrëmjen e së dielës një tjetër aksident mësohet të ketë ndodhur në aksin Fier-Kraps. Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit. Shkak është bëre shpejtësia e lartë e automjetit tip “Audi”, i cili ka përfunduar në anën tjetër të rrugës, në linjën hekurudhore Fier-Ballsh.

Top Channel