Pranga të rinjve nga Shijaku, kapen me granatë e tritol

08/02/2016 12:45

Dy të rinj nga Shijaku janë arrestuar këtë të hënë nga policia e Durrësit nën akuzën e vjedhjes.

Sipas autoriteteve lokale, në pranga kanë rënë shtetasit Erald Allushi dhe Armando Reka, të cilët konsiderohen përgjegjës për vjedhjen e një banese në fshatin Pjezë.

Në banesën e 55-vjecarit me inicialet M.Gj, ata kanë grabitur rreth 600 euro dhe 100 mijë lekë të reja, bëjnë të ditur burimet policore.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të vendit ku të grabitësit ishin strehuar janë gjetur edhe një granatë dore dhe një kallëp tritoli, të dyja me ndezësin e montuar.

Burimet shtojnë më tej se dy të rinjtë dyshohen edhe për vjedhjen e banesës së një gruaje 66-vjeçare në Shijak.

Top Channel