Bayern Munchen kërkon argjentinasin Dybala

08/02/2016 12:40

Paulo Dybala vazhdon të ngjallë interes te klubet më të rëndësishme evropiane. Tani është Bayern Munchen ai që ka vënë në shënjestrën tij futbollistin argjentinas të Juventusit.

Trajneri Carlo Ancelotti ka shprehur dëshirën për të pasur në dispozicion 23-vjeçarin, duke parë se Lewandowski është shumë pranë largimit nga kampionët e Gjermanisë. Bayern është gati të shesë sulmesin polak për 80 milionë euro, shifër të cilën do të kërkojë ta shpenzojë për blerjen e sulmuesit Dybala.

Por argjentinasi është edhe në vëmendjen e Barcelonës. Klubi katalanas e rriti interesin për të pas një deklarate të Lionel Messit, i cili nuk i kurseu aspak lëvdatat në drejtim të bashkëkombëasit të tij.

“Dybala është e ardhmja e futbollit. Të gjithë do të flasin për të për një kohë shumë të gjatë”, deklaroi përpara pak kohësh Messi për Tuttosport.

Top Channel