Krimet e Rënda, Apeli lë në burg agjentin e SHISH

08/02/2016 13:45

Apeli i Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për agjentin e SHISH, Florian Bushi.

Agjenti Bushi akuzohet për nxjerrje të informacioneve sekrete nga zyra e shërbimit të inteligjencës.

Konkretisht, Bushi dyshohet se ndihmoi me të dhëna autorët e vrasjes së shtetasit Denis Kasaj.

Top Channel