Analiza vjetore, Prokuroria e Tiranës rrit me 730 raste procedimet penale

08/02/2016 14:05

Gjatë vitit 2015 Prokuroria e Tiranës ka hetuar 12.600 procedime penale, me rreth 6.800 persona, duke dërguar për gjykim 4.400 prej tyre, që përbëjnë rreth 730 më shumë se një vit më parë.

Këto të dhëna statistikore janë publikuar gjatë analizës vjetore të organit të akuzës së kryeqytetit, e cila e zhvillua këtë të hënë.

Ndryshe nga praktika e zhvilluar në rrethet e tjera, Prokuroria e Tiranës e ka zhvilluar analizën e saj me dyer të mbyllura. I pranishëm në këtë seancë ka qenë edhe kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili ka preferuar të mos flasë për mediat.

Në bazë të statistikave, në Prokurorinë e Tiranës gjatë vitit 2015 ka patur rritje edhe të numrit të procedimeve për veprat e “korrupsionit aktiv” dhe “shpërdorimit të detyrës”.

Në analizë është vlerësuar edhe puna e njësisë së përbashkët hetimore për zbulimin e disa skemave mashtruese në rimbursimin e ilaçeve, në tregun e karburanteve, në konçensione dhe në ndërtim.

Top Channel