Rivarrimi i Kodrës, Çuni: Sipas testamentit të piktorit

08/02/2016 00:00

‘Nuk njoh asnjë të afërm që meriton trashegiminë time. Gjithçka timen ua lë në mënyrë të barbartë dy fondacioneve’. Është ky dokumenti i lënë në formën e testamentit nga piktori Ibrahim Kodra, ku gjithçka pas vdekjes ua beson fondacioneve të Behgjet Pacollit dhe Fatos Fazliut.

Në bazë të këtij testamenti, Pacolli dhe Fazlliu tashmë kërkojnë rivarrimin e tij në Tiranë, që memoriali i tij të jetë më i vizitueshëm.

“Momenti kur është bërë varrimi në 2006, më 7 shkurt, dhe testamenti ligjor është hapur më 18 shkurt. Pastaj ka rezultuar ky varrim jo i bërë sipas dëshirës së të ndjerit”, thotë Zef Çuni.

Çuni thotë se zhvarrimi do të bëhet për t’i rritur më shumë vlerat figurës së Kodrës dhe për të qënë kësisoj më pranë njerëzve, si një tërheqje turistike.

“Ky zhvarrim bëhet për tia rritur vlerën ose për ti dhënë vlerën e merituar artistit të famshëm dhe aksesi ndaj publikut është shumë më i madh se në atë vend”, thotë Çuni.

Ceremonia do të zhillohet të premten në Kodrat e Liqenit, ndërsa në Ishëm do të organizohet gjithashtu një ceremoni, gjatë së cilës do të vendoset një pllakë memoriali, në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të mjeshtrit. Në botë fenomeni i rizhvarrosjes nuk është i panjohur. Mjeshtri i pikturës e skulpturës, Michelangelo, i varrosur fillimisht në Romë, është rizhvarrosur për t’u prehur në Firence, sipas dëshires së tij të fundit. Edhe Leonardo da Vinçi është rivarrosur, pasi kisha në të cilën prehej piktori më i madh i Rilindjes, u shkatërrua nga revolucioni francez në vitin 1789.

Top Channel