Debati në PS, Fleckenstein: Vendos Kongresi i partisë

08/02/2016 17:35

Si përfaqësues i të majtës në Parlamentin Europian, në konferencën për mediat pas takimit me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, Knut Fleckenstein nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve që lidhen me debatin që po ndodh brenda socialistëve.

Ai u pyet nga gazetarët për një mendim mbi zgjedhjet brenda Partisë Socialiste, ku tha se për këtë vendos Kongresi i kësaj partie.

“Kjo i takon kongresit të Partisë Socialiste që të vendosë. Në familjen tone kemi rregulla të ndryshme në vende të ndryshme. Në Gjermani ka rregulla krejt të tjera, ky i Partisë Socialiste është më shumë britanik, pra është një model i laburistëve britanikë. Pra është në dorë të Kongresit të Partisë Socialiste nëse do të ndryshojë ndonjë gjë”, u përgjigj ai.

Top Channel