“Hijet e natës”, pranga anëtarit të grupit të grabitësve

09/02/2016 09:15

Forcat e policisë në Dibër kanë kryer në orët e fundit një operacion kundër një grupi të organizuar kriminal, aktiv në fushën e grabitjeve.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se përmes operacionit të koduar “Hijet e natës” është ndaluar një anëtar i grupit, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Sipas burimeve, grupi kriminal kryente vjedhje me armë në Dibër, Bulqizë, Kosovë, Maqedoni dhe Greqi.

Top Channel