Digjet një kamion në Fushë Krujë, policia nis hetimet

09/02/2016 10:30

Një kamion është djegur në orët e mbrëmjes në Fushë Krujë, teksa drejtuesi i saj ka denoncuar se e kanë ndaluar dy persona të panjohur.

Informacioni paraprak i policisë bën të ditur se ngjarja ka ndodhur pranë serave të Xhamit në Fushë Krujë, ku është djegur plotësisht kamioni tip Benz, me targë AA 160 IS, me drejtues E. B.

Sipas deklarimit të shoferit, mjetit i kanë dalë dy persona para, e kanë ndaluar dhe kanë zbritur shoferin duke i vënë flakën mjetit. Më pas ata janë alrguar. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes enigmë.

Top Channel