Shtëpia “bio” më e kërkuara në internet

09/02/2016 11:05

Është e ndërtuar komplet në dru dhe çatia në formë kupole prej xhami, që mundëson shikimin e yjeve në një natë pa re, ose diellin dhe majat e pemëve ditën, e bëjnë strehëzën më të kërkuar në botë.

Bëhet fjalë për një shtëpi të ndërtuar në mes të pyllit në zonën Bay Area në Kaliforni. Shtëpia e vogël është më e kërkuara në portalin online Aribnb, që ndërmjetëson banesa me qira për periudha të shkurtra.

Janë rreth 2 milionë kërkesat për këtë vit dhe për të kuptuar më mirë sesa shkon numri i kërkesave për këtë shtëpi krejt të veçantë, mjafton të thuhet se vitin e kaluar, ajo qëndroi bosh vetëm 2 ditë.

“Do të ndjeheni si në një shtëpi të ndërtuar brenda trungut të një peme”, thotë ideatori dhe pronari i shtëpisë, Michael Mrache në përshkrimin që i bën pronës së vet.

Arkitektura dhe teknika e përdoru në ndërtimin e kësaj shtëpie është krejt e veçantë duke kopjuar disi atë japoneze; nuk është përdorur asnjë gozhdë apo material tjetër industrial (përveç xhamit) për ndërtimin e saj.

Sa kushton qiraja? Rreth 100 euro për 24 orë qëndrim.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel