Bombë me telekomandë, shpëton për fat biznesmeni

09/02/2016 00:00

Një biznesmen i shpëtoi me fat një atentati me bombë të telekomnaduar mesditën e kësaj të enjteje, ndërkohë që ngjarja krijoi panik në Tiranë.

Automjeti tip “Mercedes Benz” i biznesmenit Nuredin Suli nga Fieri, ishte i parkuar në një qendër tregatere dhe mendohet se shpjetësia gjatë daljes nga ky mjedis ka shkëputur bombën e vendosur poshtë automjetit të tij.

Po ashtu dyshohet se natribani, i cili mbante të lidhur bombën e telekomanduar me automjetin është shkëputur duke lënë pas pakon në katin e poshtëm parkingut nëntokësor të qendrës.

Biznesmeni është larguar pa e parë lëndën plasëse, ndërsa ishin klientët e tjerë të qendrës ata që kanë lajmëruar menjëherë policinë me konstatimin e saj.

Për disa orë, forcat policore mbajtën të mbyllur qendrën dhe evakuuan të gjithë personat që ndodheshin brenda saj. Forcat xheniere u thirrën menjëherë në ndihmë pasi policia zbuloi se bomba e telekomanduar mund të shpërthente.

Masa e parë e fortë që u ndërmor ishte bllokimi i valëve të celularëve, të cilët mund të bënin ndezjen automatike të mekanizmit shpërthyes. Forcat antiekspkloziv bënë shpërthimin e bombës, në mënyrë të kontrolluar duke mos vënë askënd në rrezik.

Policia mësoi për numrin e kartës së celularit e cila ishte përdorur në ndërtimin e kësaj bombe pasi ajo është tashmë prova kryesore materiale e gjendur në vendin e ngjarjes.

Karta dyshohet të jetë blerë në tregun e zi me një emër të rremë, ndërsa policia ka sekuestruar edhe regjitrimin e kamerave të sigurisë, pamjë të cilat do t’i shërbejnë më tej hetimit.

Automjeti i bizsnemenit u ndalua disa qindra metra larg nga qendra tregtare dhe policia kontrolloi poshtë tij për gjurmë gishtërinjsh. Biznesmi u mor në pyetje në lidhje me ngjarjen, ku bëri të ditur problemet e një hasmërie të gjatë prej dhjetë vitesh në qytetin e Fierit. 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel