Nisur nga përmasat që ka, Atlas nuk është një lepur shtëpie. Padronja e tij nuk është më në gjendje të kujdeset për të, pasi tashmë kafsha është rritur dhe është bërë e madhe sa një qen.

Ai peshon rreth 6 kilogramë dhe për këtë arsye vajza e re i ka kërkuar ndihmë Shoqatës skoceze për parandalimin e dhunës ndaj kafshëve, në Glasgou për të gjetur një sistemim.

Menaxherja e qendrës, Anna O’Donnell ka shpërndarë një komunikatë në të cilën lepuri përshkruhet si kurioz dhe miqësor, në kërkim të ledhatimeve dhe afrimitetit me njerëzit.

“Natyrisht, kërkohet dikush që të ketë shtëpinë e duhur, me një hapësirë të konsiderueshme dhe që të kujdeset me përkushtim për lepurin”, sqaron O’Donnell.

Atlas, emri i kafshës, pritet të rritet sërish, edhe pse është ende larg arritjes së përmasave të lepurit gjigand që mban rekordin e Guinness, me një peshë thuajse 23 kilogramë.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel