“Hamilton në Formula 1 edhe për të paktën 7 vite”

09/02/2016 13:25

Lewis Hamilton do të qëndrojë edhe për shumë kohë në Botërorin e Formula 1. Ai që e konfirmon këtë është vetë babai i pilotit kampion të botës, Antoni Hamilton duke paralajmëruar të gjithë rivalët e britanikut.

“Lewis do të përmirësohet akoma më shumë. Do të qëndrojë në formula 1 edhe për 7-10 vjet të tjerë dhe është shumë kompetitiv dhe ky është një lajm i keq për të gjithë pilotet e tjerë. Është ende i ri dhe ka gjithë kohën e nevojshme në favor”, thotë Antoni Hamilton.

Lewis Hamilton në muajin janar mbushi 31 vjeç dhe sipas planeve të babait të tij, ai do të qëndrojë në ambientet e Formula 1 të paktën deri në moshën 38-vjeçare.

Lewis Hamilton u bë pjesë e këtij kampionati në vitin 2007 kur ishte vetëm 22 vjeç për të humbur titullin botëror kundrejt Kimi Raikkonen.

Top Channel